INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krijohet telefoni që paloset. Kompania LG prezanton modelin, si risinë e vitit 2018[VIDEO]

Krijohet telefoni që paloset. Kompania LG prezanton modelin, si risinë e vitit 2018[VIDEO]

Publikuar më: 19:16 31-01-2018

Kompania LG ka sjell modelin më të ri të telefonave që palosen, që deri para pak kohëve ishin një koncept i së ardhmes.
Drejtues nga LG kanë sqaruar se telefoni që pritet të dal në treg do ketë ekran fleksibël që mund të paloset.
Telefoni do jetë i pajisur me dy kamera një në pjesën e pasme dhe një në pjesën e parme të ekranit.
Në momentin që telefoni do paloset në pjesën e pasme do shfaqen informacione si data dhe ora.
Teknologjia e telefonit të ri do lejojë përdoruesit që të kontrollojnë njoftimet ose orën pa e prekur fare telefonin, por mjafton ta shpalosësh dhe ato do hapen automatikisht.
Gjithashtu sipas krijueseve të këtij telefoni në momentin që të dyja pjesët e telefonit do jenë të hapura, ai do marr madhësinë dhe funksionet e një tableti.
Megjithatë as kompanitë si samsung dhe apple nuk mbeten pas.
Samsung ka deklaruar se po punon të krijojë celular me ekran fleksibël, LED organik që pritet ta quaj Galaxy X.
Ndërsa apple po punon për ndërtimin e një smartphone që hapet dhe mbyllet si libër.

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438