INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krenaria në maksimum! Jo vetëm në Eurovision, Eleni Foureira vlerësohet edhe me këtë çmim...[FOTO]

Krenaria në maksimum! Jo vetëm në Eurovision, Eleni Foureira vlerësohet edhe me këtë çmim...[FOTO]

Publikuar më: 07:40 05-06-2018

Performanca e saj e zjarrtë e mbushi publikun me emocione dhe fitorja e vendit të dytë ishte një vlerësim që ju dha talentit të saj në Eurovision.

E kemi fjalën për këngëtaren shqiptare Eleni Foureira e cila së fundmi pasi fitoi vendin e dytë në Eurovision është nderuar edhe nga shteti i Qipros.

Presidenti i Republikës së Qipros, Nicos Anastasiades, priti në takim këngëtaren të cilën e dekoroi me “çmim mirënjohje”.

“E nderuar nga vlerësimi që mu bë nga presidenti Nicos Anastasiades. Jam krenare që përfaqësova Qipron në Eurovizion”, ka shkruar Foureira në foton e postuar në Instagram.

cfgh_s5.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037350654602051