INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krem dekorativ mbretëror

Krem dekorativ mbretëror

Publikuar më: 18:31 24-03-2018

Ky krem dekorativ i thjeshtë, por i gjithanshëm, është përdorur në kuzhinat evropiane që nga shekulli i 17-të. Ai ka marrë këtë emër madhështor për shkak të përdorimit të tij në tortën e martesës së mbretëreshës angleze Viktoria dhe të vajzës së saj. Në fakt, ne na duhet ta falënderojmë për ndikimin që ajo pati në atë që ne tashmë presim nga tortat e dasmës.

Ky krem bëhet nga përzierja e vetëm 3 përbërësve dhe mund të përdoret për të dekoruar ëmbëlsira dhe biskota (shihni recetën për biskota këtu: https://goo.gl/nSVdLZ). Gjithashtu ai është një ngjitës i ngrënshëm i jashtëzakonshëm nëse do ju duhej ta përdorni si të tillë. Ky krem merr ngjyrë shumë lehtë, kështu që bëjeni botën tuaj një vend më të shndritshëm dhe argëtohuni duke i shtuar ngjyra!

Përbërësit:

1 e bardhë veze

200g sheqer pluhur

disa pika lëng limoni

Kombinoni të gjithë përbërësit duke përdorur një rrahëse vezësh (ju sugjeroj të përdorni një rrahëse elektrike) derisa të keni një masë të lëmuar dhe të formojë maja që rrinë si të ngrira. Nëse dëshironi që kremi të jetë më i lëngshëm, shtoni me kujdes disa pika uji.

Shënime:

Zakonisht, do ju duhet të përdorni një qese mbushëse me një majë të hollë për të punuar me kremin. Kremi thahet shpejt në majën e qeses, prandaj në momentet kur nuk jeni duke e përdoruar, mbulojeni me një pecetë të lagur si dhe mbajeni kremin të mbuluar me amballazh plastik që të jetë në kontakt me sipërfaqen për të evituar formimin e një shtrese të trashë mbi të. Nëse mbetet krem pa u përdorur, mund të ngrini dhe ta përdorni një herë tjetër. Vetëm lëreni të ngrohet deri në temperaturën e ambientit dhe përzijeni pak para ripërdorimit.

Falenderojmë Jennifer McGinley për shkrimin e publikuar në intv.al

Article Logic
Execution time: 0.0037429332733154