INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova dhuron spektakël ndaj Danimarkës, goli ''fatal'' në minutën e 91-të i heq dardanëve shijen e fitores

Kosova dhuron spektakël ndaj Danimarkës, goli ''fatal'' në minutën e 91-të i heq dardanëve shijen e fitores

Publikuar më: 22:17 21-03-2019

Kosova dhe Danimarka e mbyllën në një barazim 2-2 sfidën miqësore të luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, por me “dardanët” që ishin për më së shumti minuta në avantazh.

Në pjesën e parë, ishte Muriqi në minutën e 29-të, që për pak sa nuk shënoi ndaj Shmajkel, por golin e gjeti Rrahmani, në minutën e 42-të, me një fluturim spektakolar me kokë.

Në pjesën e dytë, pasi hodhi disa titullarë që i kishte lënë në stol, Danimarka shënoi me Eriksen në minutën e 63-të me penallti, pas një faulli në zonë në rrëshqitje e sipër nga Shala.

Por, barazimi zgjati vetëm 3 minuta, pasi Bersant Celina shënoi nga brenda zone, pasi u shërbye nga Zeneli. Gjithçka po shkonte drejt një fitore të madhe të Kosovës, por në minutën e 91-të, një pakujdesi në mbrojtje, i dha mundësinë Hojbjerg që të barazonte shifrat.

Gjithsesi, edhe pse nuk fitoi, ekipi i Shaland tregoi një paraqitje mjaft të mirë, dhe tashmë hedh sytë nga ndeshja me Bullgarinë, në takimin hapës për fushatën eliminatore të Europianit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042359828948975