INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Korçarët festojnë sot titullin kampion, por a do t'i bashkohet festës presidenti i fshf-së, Duka?

Korçarët festojnë sot titullin kampion, por a do t'i bashkohet festës presidenti i fshf-së, Duka?

Publikuar më: 14:57 23-05-2018

Ndeshja e fundit e këtij kampionati, mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, që do të luhet sot në orën 17:00,e cila përkon edhe me ceremoninë e titullit kampion që organizohet nga FSHF. Që dje në Korçë kanë zbarkuar zyrtarë të administratës së Federatës, për të përgatitur dekorin e ceremonisë dhe detajet e fundit


Nga institucioni i futbollit nuk konfirmohet zyrtarisht që presidenti Armand Duka do të jetë në Korçë për të dorëzuar titullin. Dy vite më parë, kur korçarët festonin titullin e gjashtë radhazi, trofeun kapitenit Bledi Shkëmbi ia dorëzoi sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku. Mbetet për t’u parë se kush nga drejtuesit do t’ia dorëzojë sot kapitenit Orges Shehi.

Ceremonia pritet të fillojë në orën 19:00, menjëherë pasi të mbyllet ndeshja. Për këtë janë porositur 40 medalje për kampionët, që do t’u jepen një e nga një të gjithë lojtarëve. E veçanta në këtë ceremoni është se një medalje do të jetë enkas edhe për mesfushorin Afrim Taku, pavarësisht se ky i fundit ndodhet në SHBA. Pas dorëzimit të titullit, ekipi do të bëjë dy xhiro në pistë për t’u përshëndetur me tifozët. Pas dhënies së titullit kampion, klubi do të organizojë një pritje gala për të gjithë “aktorët” e titullit, figura të rëndë- sishme të qytetit, por edhe tifozë që do të jenë të ftuarit e presidentit Ardjan Takaj, në një banket që do të zhvillohet në “Life Gallery”, vendi i zakonshëm i “ujqërve”. Pas banketit, festa do të vijojë në një prej klubeve të qytetit deri në agim, ku nuk do të mungojë alkooli dhe muzika. Për ta bërë sa më elektrizuese mbrëmjen, klubi ka ftuar këngëtarin Klajdi Haruni për të performuar live.

skendferbeu.jpg

Deri dje në mbrëmje janë shitur rreth 3500 bileta, duke treguar një ritëm të kënaqshëm, ndërsa sipas pritshmërive llogaritet që numri i tifozëve në stadium t’i kalojë 5000. Nga ana tjetër, përgatitjet janë bërë edhe në kuadër të dekorit të stadiumit. Më shumë se 5000 flamuj të vegjël bardhekuq janë porositur nga klubi, ndërsa po ashtu edhe shumë flakadanë dhe tymuese bardhekuqe do të ndezin atmosferën. Për “ngjyrosjen” e stadiumit do të shërbejnë edhe flamujt bardhekuq, që tifozët do t’i gjejnë gati në shkallët e stadiumit.

 

Më shumë në këtë kategori: « Tifozët anglez terrorizojnë rusët
»
Article Logic
Execution time: 0.003899097442627