INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Koncerti i pavarësisë, sa do të paguhen Mc Kresha, Dafina Zeqiri e Gjiko?! Do të habiteni, e zbuloni tani! [FOTO]

Koncerti i pavarësisë, sa do të paguhen Mc Kresha, Dafina Zeqiri e Gjiko?! Do të habiteni, e zbuloni tani! [FOTO]

Publikuar më: 11:49 15-02-2019

Zbulohen shifrat sa do paguhen MC Kresha, Dafina e Gjiko! 

Me datën 17 shkurt për Pavarësinë e Kosovës do të mbahet koncert në sheshin e Prishtinës, Koncerti për 11 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës do të sjellë disa këngëtarë të cilët do të përforcojnë para publikut të zjarrtë. Artistët si MC Kresha, Dafina Zeqiri, Gjiko, Lumi B, Lluni, Dj Dagz, Rina e Fuego do të perfomojnë disa nga këngët e tyre.

Por sa do të paguhen ata?

Mbi 18 mijë euro do të paguhen Dafina Zeqiri, Mc Kresha, Gjiko e këngëtarët e tjerë. Një shumë relativisht e vogël duke pasur parasysh se sa paguhen nëpër koncerte private këta këngëtarë.

Gazeta inFokus ka siguruar dokumentet që tregojnë se kompania e cila ka fituar tenderin për organizimet e ceremonisë festës së 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, do të paguhet nga buxheti i shtetit 32,636.50 euro vetëm për këtë koncert.

Gjysma e këtyre parave është parashikuar të shpenzohet për pagesën e këngëtarëve, Dafina Zeqiri, Mc Kresha, Gjiko, Lumi B, Rina Balaj, Llumi, Fuego dhe DJ Dagzi, të cilët do të performojnë të dielën.

Rreth 2 mijë euro do të paguhet vetëm DJ Dagzi. Ndërkaq, në bazë të dokumentacionit, shihet se zbukurimi, dhe dizajnimi për vendin ku do të mbahet koncerti do të kushtojnë mbi 3 mijë euro. Po aq do të shpenzohen për zërin dhe ngrohje.

Te martën, Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 500 mijë eurosh, shumë e cila nuk u la pa u kritikuar nga tek deputetët e opozitës.

11vjet.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0024471282958984