INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo nuk pritej! Pasi i tha se është ‘makineri parash’, shihni çfarë bën më pas Roberto Cavalli për Chiara Ferragni

Kjo nuk pritej! Pasi i tha se është ‘makineri parash’, shihni çfarë bën më pas Roberto Cavalli për Chiara Ferragni

Publikuar më: 18:34 23-11-2018

Një ndër lajmet më të komentuara këtë javë në botën e modës ka qenë sherri dhe debati mes blogeres së njohur Chiara Ferragni me stilistin e famshëm Roberto Cavalli. 

Nëpërmjet një postimi që Chiara ka postuar në Instagram, ai i ka shkruar disa komente ofenduese. “Po i bën reklamë kërthizës tënde. Kush kujton se je? Je vetëm një makinë parash”, ka shkruar Cavalli nga llogaria e tij zyrtare në Instagram, koment i cili ka shkaktuar habi edhe te partneri i Chiara-s, këngëtari i njohur Fedez.

Mesa duket stilisti me famë botërore tanimë është penduar për fjalët që ka shkruar për Chiarën dhe ka vendosur që t’i tërheqë mbrapsht. Ai i ka dërguar asaj lule me një pusullë ku i kërkonte falje, madje i ka shprehur edhe admirimin e tij për të si profesionalisht, por edhe si nënë.

Ka qenë vetë Chiara që e ka bërë publike, pasi ka nxjerrë në ‘Insta Story’ lulet bashkë me pusullën e Roberto Cavalli. “Kur Roberto Cavalli të kërkon falje”, ka shkruar Chiara.

 

a7f0b346-f53d-4fba-9f7c-f61639dbcbfc.jpg

0c8c878f-a9a6-4144-949d-e06774f1b8fb.jpg

 

Epo më në fund dhe ky sherr mori fund!

Article Logic
Execution time: 0.0028929710388184