INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo është  shqiptarja që rrahu dy greke pasi i shanë Shqipërinë [FOTO]

Kjo është shqiptarja që rrahu dy greke pasi i shanë Shqipërinë [FOTO]

Publikuar më: 15:50 24-05-2018

Emri i saj është mjaft i njohur në muzikë. Por këtë herë nuk ka folur për muzikën.

Teksa ka qenë e ftuar mbrëmjen e kaluar në Top Shoë Magazinë, ka rrëfyer edhe një incident që i ka ndodhur gjatë qëndrimi të saj në Greqi. Anxhela Peristeri ka punuar 6 muaj me këngëtaren tjetër shqiptare, Eleni Foureiran e cila këtë vit përfaqësoi Qipron në Eurovizion ku zuri vendin e dytë. Por jo vetëm kaq. Anxhela rrëfeu edhe incidentin që i kishte ndodhur me dy vajza greke. Pasi Albani mendoi se kishin qenë djem, Anxhela e sqaron:

“Jo grekë, greke, sepse fillimet e mia ne Greqi ishin jo të mira, duke qenë se paragjykohesha nga origjina ime. Një ditë më erdhi në majë të hundës dhe reagova në atë lloj mënyre. Megjithatë nuk them që nuk e meritonin, por nuk them dhe që ishte veprim i bukur nga ana ime. Kam qenë dhe më e vogël, vetëm 20 vjeç dhe nuk është se e mendova shumë, po të ndodhte tani nuk do e bëja”, ka thënë këngëtarja.

 -640-0-5b06550266f21.png

Article Logic
Execution time: 0.0035891532897949