INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo është kënga që po 'çmend' vajzat e ekranit në Shqipëri [VIDEO]

Kjo është kënga që po 'çmend' vajzat e ekranit në Shqipëri [VIDEO]

Publikuar më: 14:02 13-04-2018

Shqiptarët janë të marrosur pas ritmeve latine dhe këtë nuk e 'luan topi'. Pa frikë mund të themi se kënga Nicky Jam x J. Balvin - X (EQUIS), është kthyer aktualisht në një 'epidemi'. E dëgjon gjithandej, e këndojnë gjithandej, kërcehet gjithandej dhe kur themi gjithandej kemi parasysh edhe showbizin shqiptar. 'Virusi' nuk ka lënë pa prekur veçanërisht femrat e showbizit shqiptar. Ronela Hajatin, kjo këngë e frymëzon të bëjë lëvizje të kordinuara me mikeshën e saj jashtë në ambient të hapur.

Ndërsa Kejvina Kthellën e shtyn të kërcejë në mënyrë provokuese brenda mureve të shtëpisë

Aty ku nuk nguron të kërcejë edhe e zhveshur, e sapozgjuar në orët e para të mëngjesit. Të paktën këtë kuptojmë nga videoja e postuar në instastory ku shohim një palë këmbë kilometrike (legs for days) të lëvizin sipas ritmeve të këngës.

Ndërkohë, po aq e preferuar kënga mbetet edhe për dy mikeshat, Oriola Marashin dhe Elena Likën. Dy modelet, shfaqen në makinë teksa provojnë filtrat në Instagram nën tingujt e këngës së famshme.

Kudo atmosferë…, kudo alegri, ndaj latine ose jo, muzika e ka një të mirë, nxjerr më të mirën prej njerëzve dhe i sjell ata më pranë ndaj.. le të vazhdojë festa. /intv.al/ 

Article Logic
Execution time: 0.003587007522583