INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë lidhjet e dashurisë së Dafina Zeqirit [FOTO]

Këto janë lidhjet e dashurisë së Dafina Zeqirit [FOTO]

Publikuar më: 17:20 13-10-2017

“Ne jemi dy trupa e një shpirt.”- kanë thënë Dafina dhe Krenar Çoçaj dikur... pas tij ja cilat janë lidhjet e dashurisë së Dafina Zeqirit...

Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më të pëlqyera dhe te përfolura në vend dhe jo vetëm. Dafina deri më tani numëron shumë hite që këndohen edhe sot pavarësisht se mund të kenë kohë që janë publikuar. Por Daffy nuk ështe përfolur vetëm për suksesin e saj në muzike por edhe për disa lidhje dashurie. Në emisionin Fun Day me moderatore Fatma Methasani u fol për disa prej lidhjeve të mundshme të cilat janë përfolur të Dafina Zeqirit. 

1) Krenar Çoçaj

Prej vitesh ata kane qene ne një lidhje dashurie. Si fillim cifti nuk e pranoi lidhjen e tyre edhe pse ata në çdo vend ata shiheshin së bashku. Por me vone cifti kane dhene edhe nje interviste basheke dhe me pare ishin një nga çiftet me të përfolur nëpër media. Dhe nje nder pyetjet qe iu be ciftit ishte:

“Cili di të dhurojë më shumë dashuri?

Dhe të dy janë përgjigjur kështu: “Ne jemi dy trupa e një shpirt.” Por pas një lidhjeje të gjatë cifti u fol se nuk u ndanë në një menyrë paqesore por keq. Por si kujtim i të dyve përveç fotove të cilat janë të shumta është edhe videoklipi i këngës “Dangerously in Love” në vitin 2011.

1Krenar-Cocaj.png

 

2) Ledri Vula

Pas lidhjes se famshme me Krenar Cocaj, një tjetër lidhje e Daffy-t u bë akoma më e famshme ajo mes saj dhe reperit Ledri Vula. Cifti gjatë lidhjes u përfol shumë dhe ishin ata që kryesonin në titujt kryesore të gazetave, revistave apo medias online. Ata ishin një prej çifteve më të bukur të showbiz-it shqiptar. Por lidhja e tyre përfundoi dhe ashtu siç nisi, sot Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula janë vetëm miq.  Si dhe dyshja madje kane edhe bashkëpunime shumë të suksesshme si: “Po t’pëlqen”, “Tonight” si dhe “Got Ur Back”.

2_Ledri_Vula.png

 

3) Dj Blunt

Pasi i dha fund lidhjes me reperin Ledri Vula, Dafina e mori veten shpejt dhe u fol gjatë për një lidhje me një ndër artistët më të përfolur dhe të dashur në Kosovë, Dj Blunt. Edhe pse çifti u mundua ta fshihte lidhjen, nuk mundën. U tha se çifti në atë kohë ishin të dashuruar dhe madje kanë kaluar edhe pushime bashkë. Por edhe kjo lidhje e Duffyt u pa se nuk funksionoi mjaft mirë dhe kështu dyshja u ndanë.

3_Dj_Blunt.jpg

 

4) Seven Saraqi

Pas ndarjes nga Dj Blunt, me të cilin realizoi dhe një bashkëpunim muzikor, Dafina pati një romance me një tjetër personazh të njohur, Seven Saraqin. Lidhjen e bëri të ditur vetë Seveni përmes një përshkrimi të një fotoje në rrjete sociale, ku u shfaqen shumë afër dhe në intimitet me njëri-tjetrin. Foto ku shihej se Duffy kishte shkuar pranë tij në New York. “Dafi dhe unë në New Jork. Ushqim i mirë, verë e mirë, dhe momente të bukura. E dashuroj”, mbishkroi ai krahas fotos. Por u pa se edhe kjo lidhje nuk kishte përshkrimin: “Dhe ata jetuan të lumtur pergjithmonë”

4_Seven_Saraqi.jpg

 

5) Jose Rodriguez

Ishte 14 Shkurti i 2016-tës kur këngëtarja Dafina Zeqiri, në ditën e të dashuruarve zyrtarizoi lidhjen me domenikasin, Jose Rodriguez. Nga ai moment, për një periudhë relativisht të gjatë, këngëtarja ndante vazhdimisht me ndjekësit e saj momente nga privatësia. Por papritmas fotot me Jose u rralluan aq shumë saqë mediat nisën të shkruajnë mbi një ndarje të mundshme të çiftit. Megjithatë, ndarje nuk ka por një vendim për të mos shfaqur pjesën private, përpos në momente të veçanta. Por urojmë që Jose të jetë fatlumi i cili do ketë në krah një femer si Duffy përjetë./intv.al/

5_Jose_Rodriguez.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0046901702880859