INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja shqiptare në turne muzikor me yllin latin, J Balvin? Nuk pritej! [FOTO]

Këngëtarja shqiptare në turne muzikor me yllin latin, J Balvin? Nuk pritej! [FOTO]

Publikuar më: 18:54 04-06-2018

Pak ditë më parë J Balvin filloi të ndjekë në llogarinë e tij personale në Instagram një prej yjeve shqiptarë më me emër të momentit. Bëhet fjalë për yllin e HIT-it “Fuego”, Eleni Foureira. Vite më parë dyshja kanë performuar këngën “Tranquila” të J Balvin në një koncert të madh në Greqi. Por si duket tani kanë ndërmend të mbajnë edhe një turne muzikor së bashku.

Të paktën një video e postuar nga Eleni në ‘Insta Story’, ku ka bërë ‘tag’ J Balvin na bëri të dyshojmë. Mirëpo nga video mbase po tregon vetëm se po ushtrohet dhe në sfond vendos këngën e këngëtarit latin. Por edhe mund të jetë e vërtetë se mund të shkojnë bashkë në turne, pasi Eleni ka firmosur kontrate me ‘Sony Music Group’, e cila ka fuqi të madhe në botën e industrisë muzikore. Presim!/intv.al/

fd105a73-7f78-4869-aaf2-9bd78b847ac7.jpg

eleni-foureira.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041859149932861