INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja e njohur shqiptare shfaqet me njeriun e afërt të familjes Kardashian-Jenner [FOTO]

Këngëtarja e njohur shqiptare shfaqet me njeriun e afërt të familjes Kardashian-Jenner [FOTO]

Publikuar më: 19:09 06-10-2017

Për herë të parë në Shqipëri ka ardhur make-up artisti i njohur në të gjithë botën dhe le të themi që është mirëpritur ashtu siç shqiptarët dinë. Ariel Tejada erdhi në Shqipëri së bashku me Anxhelinën, mikeshën e saj më të mirë dhe ata janë pritur nga Beatrix dhe Alban Ramosajn.

Make up artisti bashkëjeton prej 4 vitesh në SHBA me Anxhelinën, vajzën e Albërie Hadërgjonaj. I ftuar në “Pasdite në Top Channel”, Ariel Tejada ka thënë fjalë të ëmbla për Anxhelinën dhe ka treguar se si është të jetosh në një shtëpi me të.  

"Anxhelina ka një zemër të mrekullueshme, mund të qaj tani kur mendoj për të! Ne u takuam përmes një miku të përbashkët. Unë derdh plerat, ajo lan enët, gjithmonë kemi njerëz që vinë tek ne, nuk jemi asnjëherë vetëm"

Por në familjen Hadërgjonaj, ai ka një tjetër të preferuar. “Albërien e dua shumë. Sa herë vij këtu, ajo është si një mama për mua”.

collagemak.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0021607875823975