INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kek çokollate (Brownie) në mikrovalë [FOTO]

Kek çokollate (Brownie) në mikrovalë [FOTO]

Publikuar më: 11:22 01-04-2018

Kjo recetë është për ata që u pëlqen shumë keku me çokollatë dhe më specifikisht Brownie. Por që të mos prisni një orë për të bërë një tavë të tërë kur ajo që ju doni është një copë për të kënaqur nepsin, kjo recetë është vetëm për dy porcione dhe bëhet gati për pak minuta. Mund të përdorni 2 enë qeramike (rreth 5cm të larta dhe 10cm të gjera) ose diçka të ngjashme për sa kohë që mund të përdoren në sobë me mikrovalë.

WhatsApp_Image_2018-04-01_at_10.18.29_AM.jpeg

Vetëm kujdes me sasinë e çdo përbërësi. P.sh., kur themi një lugë çaji ose një lugë gjelle, kini parasysh se përbërësi në fjalë duhet të jenë gjithmonë i niveluar mbi lugë.

Çfarë ju nevojitet:

50g çokollatë e zezë (rreth 60% -70% në copa)
50g gjalpë (të prerë në copa)
50g sheqer kaf (temperaturë ambienti)
1 vezë e madhe (e rrahur)
Disa pika vanilje

50g miell (për çdo përdorim)
1 lugë çaji kakao pluhur
½ lugë çaji pluhur pjekje (baking powder)
Një majë kripe
50g arra të qëruara dhe të copëtuara

Çfarë duhet të bëni:

1. Shkrihet çokollata dhe gjalpi së bashku në mikrovalë (temperaturë e ulët) për rreth 3-5 minuta. Kontrollojeni pas dy minutash për të parë se si po përparon. Çokollata duhet të jetë e butë dhe me shkëlqim. Përzieni çokollatën e shkrirë dhe gjalpin së bashku derisa të keni një masë të lëmuar.

2. Shtoni sheqerin dhe përzijini; pasuar nga veza e rrahur dhe vanilja.

3. Sitni miellin, kakaon, pluhurin e pjekjes dhe kripën së bashku në një enë tjetër.

4. Bashkoni të dy masat dhe përzini të gjithë përbërësit derisa të inkorporohen mirë.

5. Me kujdes hidhni edhe arrat dhe përzijini pak.

6. Ndani masën midis dy enëve të qeramikës. Mbulojini me qese kuzhine dhe futini në mikrovalë me temperaturë të lartë një nga një për më pak se një minutë (p.sh. 55-58 sekonda). Keku duhet të jetë fryrë dhe sipërfaqja duhet të jetë paksa e njomë, jo e thatë.

7. Hiqini me kujdes nga mikrovala (mund të jenë shumë të nxehta). Hiqni qesen dhe lijini të ftohen për disa minuta përpara se t’i hani.

Kënaquni!

Falenderojmë Jennifer McGinley për shkrimin e publikuar në intv.al

 

Article Logic
Execution time: 0.0037779808044434