INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Katy Perry “viktimë” e rrjeteve sociale si të gjithë ne: Blej rroba vetëm për të bërë një foto [FOTO]

Katy Perry “viktimë” e rrjeteve sociale si të gjithë ne: Blej rroba vetëm për të bërë një foto [FOTO]

Publikuar më: 21:14 17-01-2018

Ajo është një nga këngëtaret më të mira dhe si e tillë numëron një numër të madh fansash. Mirëpo së fundmi është kritikuar nga kompania e saj “Capitol Records” sepse albumi i fundit i saj është është shumë larg pritshmërive së shitjeve. Katy Perry nuk ka reaguar ende lidhur me këto kritika ndërkohë që vazhdon turin e saj muzikor. Këngëtarja e njohur gjithmonë gjen kohë për të qenë aktive në rrjetet sociale dhe ndan me ndjekësit e saj foto të ndryshme nga jeta e përditshme.

Por siç duket, Katy e bën këtë vetëm për të qenë sa më “IN”.

Perry ka deklaruar se është viktimë e rrjeteve sociale, kjo për shkak të presionit të madh që i ushtrohet për të bërë publike çdo lëvizje.
Teksa foli për “Refinery 29”, Kate tha se Instagram- i apo Tëitter- i përfaqësojnë degradim të civilizimit dhe i këshillon fansat të mos lidhen kaq ngushtësisht me këto rrjete. Në vend të kësaj, thjesht të jetojnë jetët e tyre.
“Ne blejmë rroba apo një produkt çfarëdo ose shkojmë në një event sa për të bërë një foto.”

Kate nuk e përjashtoi aspak veten nga ky rreth, përkundrazi tha se ajo dhe gjithë të tjerët duhet ta mposhtin dëshirën për të dokumentuar gjithçka online.

“Ne duhet të vendosim balancat dhe unë po mundohem ta bëj këtë personalisht. Jam viktimë ashtu si gjithkush prej jush. Shikoni, kjo çështja e famës qëndron më shumë në gjërat që unë bëj se sa unë dua të bëj. Unë dua të tregoj histori, të këndoj dhe të lidhem shpirtërisht me njerëzit.”

ket.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034780502319336