INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Kate Winslet ka diçka për të thënë lidhur me Leo DiCaprio-n gjatë xhirimeve të Titanik-ut

Kate Winslet ka diçka për të thënë lidhur me Leo DiCaprio-n gjatë xhirimeve të Titanik-ut

Publikuar më: 15:10 03-10-2017

Ende s’po e marrim veten!

Aktorja Kate Winslet ka ndarë një lajm mjaft interesant lidhur me Leonardo DiCaprio.
gjatë një interviste me Lorraine Kelly ditën e sotme, aktorja 41-vjeçare pohoi se nuk ka pasur kurrë ndonjë lloj tërheqjeje pas Leos gjatë xhirimeve të filmit Titanik. E dime, është pak shokuese ta mendosh, pasi në film të jepnin pikërisht përshtypjen se ishin bërë për njëri-tjetrin edhe në jetën reale.

“Punuam fort për shtatë muaj dhe ishim shumë të rinj”, tha ajo. “Dhe fatmirësisht, kjo ishte gjëja më e mirë që na ndodhi, pasi të dy nuk kishim asnjë qëllim për njëri-tjetrin”. “E di që është e vështirë ta pranoni, por më vjen keq. Ajo që bënim ishin shakatë për njëri-tjetrin që vazhdojnë ende edhe në ditët e sotme”, shtoi Kate.

Filmi i famshëm shënon 20-vjetorin këtë vit dhe sipas Winslet, fansat e filmit nuk veniten asnjëherë, por vazhdon të pëlqehet nga brezi në brez.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00263810157776
    array(1) { ["section"]=> string(95) "kate-winslet-ka-dicka-per-te-thene-lidhur-me-leo-dicaprio-n-gjate-xhirimeve-te-titanik-ut-38021" }