INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kanë bërë ''namin'', të gjithë kemi kërcyer me to! Këto janë 10 këngët shqiptare më të dëgjuara të verës 2018 [VIDEO]

Kanë bërë ''namin'', të gjithë kemi kërcyer me to! Këto janë 10 këngët shqiptare më të dëgjuara të verës 2018 [VIDEO]

Publikuar më: 20:32 13-09-2018

Vera e hiteve!

E tani që iku, të gjithë duam që të kthehet sërish vera, por na duhet të presim edhe disa muaj të tjerë. Nuk e dimë se ku e keni kaluar verën tuaj, në mal, punë, shtëpi, plazh, por e rëndëisshme është që keni patur shoqërinë e këngëve të bukura shqiptare që u kthyen në hite dhe gjeneruan miliona klikime në internet.

Janë disa artistë që kanë dominuar verën, e ndër ta padyshim kanë qenë Elvana Gjata dhe me debutim super të suksesshëm, reperja Tayna. Ndërsa nga djemtë nuk ka se si të mungojë Ledri Vula, i cili edhe këtë vit është dëgjuar ngado. Sigurisht që Noizy dëgjohet shumë dhe këtë e tregojnë fare mirë klikimet e “Toto”, por në fron të verës 2018 qëndrojnë Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj me këngën “Çika Çika”.

Këto janë 5 këngët që kanë kryesuar në muzikën shqiptare gjatë kësaj vere, e që kanë marrë miliona klikime edhe në Youtube:

10. Ku vajti – Elvana Gjata – 20.3 milionë

9. Columbiana – Tayna ft. Don Phenom – 22.8 milionë

8. Ma Cherie – Butrint Imeri – 23.6 milionë

7. Jake Jake – Dhurata Dora – 25 milionë

6. Paris – Milano – Ghetto Geasy ft. Majk – 25.6 milionë

5. Princess Diana – Lyrical Son ft. Ledri Vula – 28 milionë

4- Toto-- Noizy ft Raf Camora 33,9 milionë

3. Dashni me raki – Ghetto Geasy ft. Flori Mumajesi – 35.4 milionë

2. Mike – Elvana Gjata & Ledri Vula ft. John Shahu – 35.6 milionë

1. Cika Cika – Ardian Bujupi ft. Xhensila – 55.4 milionë

 

Article Logic
Execution time: 0.0038800239562988