INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kamza nuk e gjen dot drejtimin në Shqipëri, klubi hedh sytë nga Italia për trajnerin e ri[FOTO]

Kamza nuk e gjen dot drejtimin në Shqipëri, klubi hedh sytë nga Italia për trajnerin e ri[FOTO]

Publikuar më: 18:04 15-11-2018

Kamza ka pasur goxha ndryshime brenda një sezoni futbollistik dhe nuk ka gjetur dot “paqe” në caktimin e trajnerëve të saj. Bledar Devolli dhe Klodian Duro kanë qenë dy trajnerë që janë hequr nga drejtimi i stolit brenda 13 javëve.

Tashmë, Kamza po shikon në shtetin fqinj për njeriun e duhur që do t’i japë zgjidhje situatës aktuale dhe të dërgojë ekipin drejt fitoreve. Ai është Salvatore Ciullo, trajneri 50 vjeçar, i lindur në Taurisao të Italisë, më 19 Shkurt 1968.

Në faqen e Facebook klubi ka bërë të ditur se është në negociata me italianin.

Article Logic
Execution time: 0.0021431446075439