INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kaloi 32 herë me semafor të kuq, gjobitet me 5 200 euro shqiptari

Kaloi 32 herë me semafor të kuq, gjobitet me 5 200 euro shqiptari

Publikuar më: 10:30 05-11-2018

Një shqiptar kaloi plotë 32 herë me të kuqe dhe gjithmonë në të njëjtën semafor. Të gjitha shkeljet janë filmuar nga kamera e pozicionuar në semafor në kishën e San Martino në Gargnano provincë e Breshias. I riu shqiptari ngiste një makinë tip BMW, e cila ishte blerë në Itali, dhe më pas ishte dërguar në Rumani dhe emri i pronarit nuk dilte në bazat e të dhënave. Për të marrë atë, ishte e domosdoshme të dërgoheshin kërkesa tek autoritetet rumune. Pas disa ditë pritjesh, agjentët lokal e kapën në flagrancë, ndërkohë që kaloi, natyrisht, me dritën e kuqe. Ky është një shqiptar 31-vjeçar, banues në Toscolano Maderno. Kur u morën në pyetje nga agjentët ai do të mbrohej me një seri të pafund justifikimesh imagjinative: "Nuk pashë dritat", dhe përsëri "Kam jetuar në Kalabri, atje të gjithë kalojnë me të kuqe. Për secilin nga 32 shkeljet e kryera ishte vendosur një gjobë prej 163 euro me një total prej mbi 5200 euro dhe zbritjen e shumë pikave nga licenca.

Article Logic
Execution time: 0.003835916519165