INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Edmond Haxhinasto: E vërteta e hetimit tim nga Prokuroria [VIDEO]

KafeIN/Edmond Haxhinasto: E vërteta e hetimit tim nga Prokuroria [VIDEO]

Publikuar më: 14:22 01-03-2019

Ish-deputeti i LSI, Edmond Haxhinasto ka sqaruar disa lajme të publikuara në media në lidhje me të vërtetën mbi hetimin ndaj tij si ish-ministër i Transportit për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan.
I ftuar në emisionin e mëngjesit “KafeIN”, Haxhinasto ka deklaruar se nuk është në hetim por është thirrur të dëshmojë në prokuroria e Krimeve të Rënda si person që ka dijeni për çështjen.
Gjatë intervistës në “KafeIN”, Haxhinasto komentoi dhe deklaratën e eurodeputetit Knut Fleckenstein ndaj kryetares së LSI Monika Kryemadhi të cilën e ka cilësuar si “Zonja e parë Meta”.
“është cinike, joetike dhe e pavend të thërrasësh dikë ndryshe nga çfarë ka dëshirë të njihet”, u shpreh ish-deputeti i LSI Edmond Haxhinasto.
Sipas Haxhinastos, qëndrimet politike nuk duhen komentuar por pranuar.
“Vendimet e opozitës u morën në një kontekst të gjykuar jo normal, që erdhi në dinamikë dhe jemi në shkallën ku jemi sot.
Nëse do gjykohen qëndrimet e opozitës në këtë kronologji, ata do kursenin moralin politik”, u shpreh zoti Haxhinasto.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0038161277770996