INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Kafe e gjelbër për një bark të sheshtë? Ja çfarë thotë studimi

Kafe e gjelbër për një bark të sheshtë? Ja çfarë thotë studimi

Publikuar më: 16:05 29-09-2018

Për të pasur gjithmonë një bark të sheshtë është pothuaj e pamundur.

Është aq i vështirë djegia e asaj yndyre sa mund të të kthehet në stres më vete. Edhe në qoftë se stërviteni si të çmendur, ka ende shanse që yndyra në bark të qëndrojë për një kohë të gjatë. Megjithatë, mos i humbni shpresat! Ka disa mënyra të thjeshta, por efektive për të pasur bark të sheshtë dhe pa shkuar në palestër. Disa lëngje janë të pasur me antioksidantë natyrorë dhe të pasur me vlera ushqyese që ndihmojnë në uljen e nivelit të yndyrës në bark. Vetëm mos harroni se të gjitha duhet të jenë 100 për qind natyralë!

Kafe e gjelbër

Kafja jeshile nuk është diçka e zakonshme me të cilën jemi mësuar të pijmë çdo ditë, por ajo është e pasur me antioksidantë dhe ka veti magjike që e kthejnë yndyrën në energji. Mundohuni ta ndryshoni rutinën dhe ta ktheni filxhanin e mëngjesit në ngjyrë jeshile. Nuk do të zhgënjeheni!

Sipas një studimi nga shoqata amerikane e kimistëve, kafja e gjelbër mund të ndihmojë personat me paradiabet për t’u dobësuar, por po ashtu mund të reduktojë nivelin e sheqerit në gjak te personat që vuajnë nga sëmundja e sheqerit. Efektin e dobishëm ia japin përbërësit aktivë të acidit klorogjenik, i cili pengon glukozën-6-fosdatazë në qeliza, pra yndyrat përdoren për krijimin e energjisë, në vend që të ruhen në trup.

Gjatë pjekjes me temperatura të larta, kokrrës së kafes së gjelbër i shpërbëhet pjesa më e madhe e acidit klorogjenik.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0014739036560059
    array(1) { ["section"]=> string(67) "kafe-e-gjelber-per-nje-bark-te-sheshte-ja-cfare-thote-studimi-73443" }