INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Ju pickojnë mushkonjat se keni gjakun e ëmbël…kjo nuk është e vërtetë

Ju pickojnë mushkonjat se keni gjakun e ëmbël…kjo nuk është e vërtetë

Publikuar më: 18:37 12-06-2018

Stina e verës erdhi dhe një nga gjërat më të bezdisshme pa dyshim janë mushkonjat.

Por përse ty të pickojnë më shumë se të tjerët ndoshta edhe më shumë se anëtarët e tjerë të familjes.

Nëse ju kanë thënë se ti je më i ëmbël se të tjerët, atëherë ju kanë gënjyer. Përgjigjja e kësaj pyetje mund të shpjegohet me çorape të cilat mbajnë erë të pakëndshme, 200 prej të cilave po përdoren nga kërkuesit në Shkollën e Higjenës në Londër për të parë nëse tërheqja e mushkonjave është gjenetike. Palët e çorapeve që po përdoren për studim janë marrë nga çifte binjakësh identikë dhe joidentikë.

Fëmijëve do t’u veshin çorapet dhe do t’i vendosin bashkë me disa mushkonja në një tunel aereodinamik. Shkencëtarët shpresojnë të zbulojnë se cila nga corapet prodhon kimikate që largojnë dhe tërheqin mushkonjat. Binjakët janë përdorur sepse në një studim të mëparshëm u zbulua se mushkonjat preferonin më shume binjakët identikë sesa ata jo identikë.

Profesor James Logan i cili filloi këtë projekt në qershor te 2017-es dha këtë shpjegim:

“Dimë shumë pak rreth gjenetikës sidomos kur vjen puna të pyesim se cfarë na bën më tërheqës për mushkonjat. Shpresojmë që ky studim të na jap disa të dhëna rreth mekanizmave që ndihmojnë të ndryshojmë erën e trupit për ta bërë atë më shumë apo më pak tërheqës për mushkonjat.”

Shpresohet që duke identifikuar disa gjene që mund të prodhojnë substancë kimike që i zmbrapsin, të krijohet një lloj ilaçi kundër mushkonjave.Studimet e mëparshme kanë treguar se mushkonjat preferojnë njerëzit që prodhojnë disa tipe të acidit si dhe gratë shtatëzëna.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.001237154006958
    array(1) { ["section"]=> string(75) "ju-pickojne-mushkonjat-se-keni-gjakun-e-embel-kjo-nuk-eshte-e-vertete-61522" }