INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Ju pëlqeu shumë ''Komshia'' e ''West Side Family''? Landi kanë një lajmërim shumë interesant [VIDEO]

KafeIN/ Ju pëlqeu shumë ''Komshia'' e ''West Side Family''? Landi kanë një lajmërim shumë interesant [VIDEO]

Publikuar më: 11:38 05-07-2018

Landi Hysi është një ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar, padyshim këngët “West Side Family” janë dëgjuar dhe vazhdojnë të dëgjohen, gjë të cilën e vërtetoi me këngën e cila u bë hit Brenda një kohe shumë të shkurtër “Komshia”, e cila numëron plot 5.3 milion views në Youtube.

Ditën e sotme Landi , me anë të një lidhje telefonike, u bë pjesë e emisionit më të këndshëm të mëngjesit “KafeIN”, I cili transmetohet në INTv dhe IN Radio 105.7.

Përveç suksesit të këngës “Komshia”, anëtari i “West Side Family”, foli edhe për projektet sensibilizuese me të cilat po merret të cilat kanë të bëjnë me çështje sociale.

Gjithashtu këngëtari u shpreh se brenda muajit Korrik “West Side Family”, do të nxjerrë një tjetër super projekt, i cili me siguri do të jetë po aq i suksesshëm sa hiti “Komshia”.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.0029571056365967