INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju kujtohet Xhoi e Top-it? Shihni si duket sot ish-moderatorja! Ja marrëdhënia me kolegët e saj [FOTO]

Ju kujtohet Xhoi e Top-it? Shihni si duket sot ish-moderatorja! Ja marrëdhënia me kolegët e saj [FOTO]

Publikuar më: 19:35 15-05-2018

Xhoi Bega ka qenë ndër vajzat më të pëlqyera të ekranit, por është shkëputur prej vitesh nga Radio dhe TV. Ajo jeton qe prej vitit 2010 ne Angli dhe tani punon “custum service" në bashkinë e Oxford-it. E filloi në emisionin “Një Këngë për Ty” dhe Xhoi tregon për intv.al se në Londer shumë shqiptarë e njohin si Xhoi prezantuesen e “Top Albania Radio”-s dhe Top Select.

E pyetur nga ne të intv.al sesi është marrëdhënia e saj me kolegët që dikur ka punuar dhe sot shumë prej tyre tashmë janë emra të njohur për publikun. Xhoi na tregoi se mban kontakte dhe takohet kur vjen me pushime në Tiranë me këto kolegë që dikur kanë punuar bashkë dhe kanë qenë dhe janë miq edhe pse tashmë larg si Florjan Binaj, Jonida Aliçkolli, Rudina Demneri (Palomën) dhe Kozeta Kurtin.

8dbbe4b8-19.jpg

Por a do i rikthehet ndonjëherë moderimit? Ajo tregon se jo, nuk do i kthehet sepse po i dedikohet familjes dhe mënyra e jetesës ka ndryshuar totalisht, punë me drejtim tjetër, por ndihet e lumtur për aq vite sa ka qenë ndër prezantueset e para.

c9c99301-77.jpg

Vlen të thuhet se Xhoi ka qenë ndër moderatoret më të preferuara dhe te njohura nga te gjithe shqiptaret në ato vite. Por tashmë ajo ka lënë pasardhësen e saj, motrën e saj. Bëhet fjalë për Anisa Bega, e cila është moderatorja e emisionit “IN Traffic” në IN Radio 105.7. Të dyja kanë një ngjashmëri të madhe në zë dhe Anisa në emisionin e saj të përditshëm fton njëherë në javë personazhe të njohur të fushave të ndryshme./intv.al/

Punoi: Armend Dumbo

anisa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039429664611816