INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Ju ka “çmendur” e do vazhdojë ta bëjë! Publikohet traileri i “Fifty Shades Freed” dhe ka shumë skena seksi... [VIDEO]

Ju ka “çmendur” e do vazhdojë ta bëjë! Publikohet traileri i “Fifty Shades Freed” dhe ka shumë skena seksi... [VIDEO]

Publikuar më: 19:11 07-11-2017

Në libër ose në film, duhet ta pranoni që trilogjia e “Fifty Shades” ju ka çmendur të gjithëve. Autorja e librave, E.L.James është shprehur para pak ditësh se do të publikojë një libër të ri në lidhje me historinë nga pikëpamja e personazhit kryesor Christian Grey dhe se është nisur të shkruajë këtë libër e inspiruar po nga Grey.
Por një tjetër dhuratë ka ardhur për ata që e dashurojnë “Fifty Shades”.
Tashmë është publikuar edhe traileri i “Fifty Shades Freed”, në të cilin mësohen disa prej momenteve që do të hasim gjatë filmit që pritet të publikohet më 14 shkurt të 2018-s.
Tashmë, çifti Christian dhe Anastasia i kanë thyer barrierat dhe po bëhen gati për t’iu drejtuar altarit së bashku. Ana dhe Christian do të martohen dhe kjo pritej pasi ata u fejuan në fund të filmit të dytë. Përveç martesës shumë gjëra të papritura do ti ndodhin çiftit të ri e shumë aventura të reja.
E teksa po shijojnë muajin e mjaltit, dikush ka plane të tjera për Dakotën… Në fund të trailerit dikush shfaqet në një dhomë me Anastasian e përpiqet ta vrasë. Nuk mund të mungojnë dhe skenat romantike e ato mazokiste.
Por çfarë do të ndodhë me çiftin e famshëm? Këtë e mësojmë ditën e Shën Valentinit.

Article Logic
Execution time: 0.00385499000549
array(1) { ["section"]=> string(113) "ju-ka-cmendur-e-do-vazhdoje-ta-beje-publikohet-traileri-i-fifty-shades-freed-dhe-ka-shume-skena-seksi-video-41281" }