INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
José Mourinho: Kundër Mesit nuk mund të përdorësh markimin ‘një për një’, thjesht duhet të jesh kompakt !

José Mourinho: Kundër Mesit nuk mund të përdorësh markimin ‘një për një’, thjesht duhet të jesh kompakt !

Publikuar më: 12:42 17-06-2018

Askush nuk mundet t’i gjykojë. Murinjo shpreh qëndrimin e tij ndaj përballjes midis Argjentinës dhe Islandës.

Kundër Mesit nuk mund të përdorësh markimin ‘një për një’, thjesht duhet të jesh kompakt. Islandezët u reduktuan hapësirat argjentinasve përgjatë gjithë 90 minutave, duke mos e ndalur kurrë presingun, krijuan dendësi si në gjerësi po ashtu edhe në gjatësi të fushës: s’kishte hapësira pas mbrojtësit të fundit. Më pas, patën një shans dhe shënuan…

Normalisht, Argjentina pati topin më shumë nën kontroll dhe krijoi më shpesh raste, por Mesin e shihje të lëvizte vetëm jashtë zonës: përpiqej të gjente rrugën drejt portës, driblonte vazhdimisht, godiste portën me rregullsi.

Pashë një përkushtim fantastik, shpirt luftarak, e forcë te kombëtarja e Islandës.

“Besoj se ishte një rezultat i drejtë, e se Islanda luajti në limitet e saj. E përsëris, kur një skuadër luan në limite, nuk mund t’i kërkosh më shumë. Nëse do më duhej të zgjidhja një fjalë për të përshkuar Islandën, do ishte ‘kompakte’. Kam në mendje një imazh të minutës së 69-të: nëntë lojtarë, plus portieri, të gjithë së bashku në zonë… minuta e 87-të, 10 lojtarë plus portieri: u treguan një ekip kompakt.

 

Article Logic
Execution time: 0.0046629905700684