INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jonida Shehu: Ja përse nuk u shkëputa nga televizioni, pas lindjes së vajzës…

Jonida Shehu: Ja përse nuk u shkëputa nga televizioni, pas lindjes së vajzës…

Publikuar më: 14:40 30-01-2017

Solli në jetë Kristalin dhe vetëm një muaj më pas u kthye në drejtimin e programit të saj. Përse?!

E ftuar në emisionin “Tek Unë” nga Arjola Shehu, prezantuesja dhe gazetarja e njohur Jonida Shehu ka ndarë disa detaje edhe nga jeta e saj personale. Një nga pikëpyetjet që u ngrit pasi Jonida lindi vajzën e saj, ishte se përse ajo menjëherë u kthye në krye të “Pasdite në Top Channel”. A mos ishte kjo një frikë se në fund të ditës të gjithë jemi të zëvendësueshëm? Jonida përgjigjet kështu:

“Unë kisha dy opsione. Kristali ka ardhur në jetë në 28 gusht, në prag të fillimit të sezonit të ri televiziv. Ose do e lija të gjithë sezonin dhe ndoshta edhe televizionin për pak kohë, ose zgjidhja e dytë ishte që me mirëkuptimin e drejtuesve, të shtynim fillimin e sezonit me vetëm një muaj dhe unë pastaj të kthehesha, kësaj here edhe si autore e “Pasdites”. I mbylla sytë dhe thash do ta bëj. Ishte e frikshme ta mendoje, por unë nuk e mendova shumë gjatë nga frika se mos gjërat komplikoheshin edhe më shumë.”

Por çfarë e shtyu të merrte një vendim kaq të vështirë?!

“Nuk kisha zgjidhje tjetër. Nuk e kishim në familjen tonë luksin që një nga ne të qëndronte pa punë në këtë periudhë. Pavarësisht se do të doja shumë që pas 15 vitesh televizion të kisha vetëm një vit kohë për t’ju përkushtuar vajzës sime, në fakt nuk e kam këtë luks. Fati i madh është që ne patëm prindërit tanë që na ndihmojmë më rritjen e vajzës”, përfundon prezantuesja karizmatike.

Ndiqni rrëfimin e plotë në linkun e mëposhtëm:

Article Logic
Execution time: 0.0027198791503906