INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I ngeli hatri? Jonida Maliqi reagoi pasi e tallën për të folurën në anglisht, por ky imitim i Olti Currit është EPIK! [VIDEO]

I ngeli hatri? Jonida Maliqi reagoi pasi e tallën për të folurën në anglisht, por ky imitim i Olti Currit është EPIK! [VIDEO]

Publikuar më: 11:50 16-05-2019

Sonte është nata e madhe për Shqipërinë dhe Jonida Maliqin në Eurovision. Ne të gjithë jemi sy e veshë në Izrael dhe i urojmë shumë suksese këngëtares shqiptare.

Teksa ka filluar përgatitjet për performancën mbrëmjen e sotme në natën gjysmëfinale, Jonida Maliqi ka zhvilluar disa intervista në lidhje projektin e saj muzikor, por edhe për karrierën si këngëtare.

Por gjatë intervistave të cilat u zhvilluan në anglisht, Jonida Maliqi u ngatërrua dhe nuk po gjente fjalët e duhura.

Gjatë një prononcimi, këngëtarja po përpiqej që të tregonte se nuk është fasadë, por nuk po gjente termin e duhur dhe përdori fjalën “fallco”, ndërkohë që përdorte edhe gjestikulacionin. Lidhur me këto video, ka reaguar vetë Jonida në instastory ku ka shpërndarë disa video me një nga personat e stafit që po e shoqëron.

Në të shihet se si vajza në fjalë flet anglisht dhe ndërhyn Jonida (lexo këtu) për ti treguar se duhet të flasësh në mënyrë perfekte ashtu si flet edhe shqipen. Ndërkohë, gazetari Olti Curri ka vendosur që t’i kthejë videot e Jonidës në humor dhe shfaqet me një çakmak për të provuar se nuk është fallco.

“Jo, jo nuk jam fasadë, nuk jam fallco. Unë jam i vërtet, lëkurë origjinale. Kë të zë be? Qani të gjithë. Provoje me cakmak”, shprehet Olti në video.

 

Por këtu s’ka vend për shqetësim pasi ishte thjesht një shaka e Oltit për të cilën me siguri Jonida nuk është mërzitur. Madje blogeri i njohur i ka uruar shumë suksese këngëtares si dhe ka ftuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale që të votojnë Jonidën në këtë konkurrim shumë të rëndësishëm e prestigjioz.

curie.png

Article Logic
Execution time: 0.0039689540863037