INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm Gjermania, shqiptarët ‘i sulen’ për azil edhe Francës

Jo vetëm Gjermania, shqiptarët ‘i sulen’ për azil edhe Francës

Publikuar më: 18:50 08-01-2018

Shqiptarët janë ata që kërkojnë më së shumti azil në Francë. Vetëm gjatë vitit 2017 në Francë u regjistruan 100 mijë aplikime për azil, ku vendin e zënë kërkesat nga Shqipëria dhe Afrika Perëndimore.

Drejtori i zyrës së shtypit të Shërbimit francez për Mbrojtjen e Refugjatëve, Pascal Bris thotë se numri i aplikimeve ka pasur vitin e kaluar një kapërcim me 17%.

Shumë prej azilantëve që mbërritën në Francë vitin e kaluar ishin nga shtetet afrikano-perëndimore, sidomos Bregu i Fildishtë, Kongo dhe Algjeria.

Franca e konsideron Shqipërinë një vend të origjinës prandaj ka pranuar vetëm 6.5 % të kërkesave.

Kujtojmë se Gjermania kryeson listën e vendeve me numrin më të madh të kërkesave për azil.

Article Logic
Execution time: 0.0035841464996338