INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jahti 30 mln dollarësh ku diktatori nuk mundi të hipte kurrë [FOTO]

Jahti 30 mln dollarësh ku diktatori nuk mundi të hipte kurrë [FOTO]

Publikuar më: 18:32 26-05-2018
Jahti luksoz i Sadam Hussein, do të shërbejë si një hotel për marinsat detarë të Irakut që lundrojnë në Basra.  “Bashrah Breeze”, i ndërtuar në vitin 1981 kushtoi 30 milionë dollarë, por diktatori i Irakut nuk arriti të hipë kurrë në të. Në superjaht gjendet një krevat madhështor me çarçafë mëndafshi, me një tualet të artë dhe karrige berberi.Tani të gjitha pajisjet do ti gëzojnë kapitenët që udhëzojnë lundrimin në Basra.
sadamiii.jpg
 
 
Së bashku me thesaret e tjera të mbetura nga Sadami, që u rrëzua nga pusheti në vitin 2003 gjatë pushtimit të Irakut të udhëhequr nga SHBA dhe  që u var 3 vite më vonë për krime kundër njerëzimit, qeveritë e kishin të vështirë që të vendosnin se për çfarë do të përdornin anijen.
 
sadadadad.jpg
 
 
 
Pasi Iraku e mori jahtin pas një beteje gjyqësore dhe pas 3 dekadash jashtë vendit, ka qenë e ankoruar në Basra.
 
Jahti është i pajisur me një suitë presidenciale, një dhomë të veçantë që ishte për Sadamin, dhomë ngrënie, dhomë gjumi si edhe 17 dhoma të vogla, 18 kabina për ekuipazhin dhe një klinikë.
 
saadaddd.jpg
 
 
Ajo u nxor në shitje por qeveria nuk arriti të gjejë një blerës, dhe për dy vitet e fundit ” Basrah Breeze” i ka shërbyer Universitetit të Basrës. Hulumtuesit e përdornin për të për të studiuar jetën detare.
 
 
 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0034549236297607