INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Izolohet me beton Valbona, çfarë po ndodh në parkun kombëtar!

Izolohet me beton Valbona, çfarë po ndodh në parkun kombëtar!

Publikuar më: 15:24 20-09-2018

Pavarësisht se është një park kombëtar dhe i mbrojtur me ligj, në lumin Valbonë do të ndërtohet një tjetër HEC nga kompania T-Plani. HEC-i me fuqi prodhuese 2.3 mega, do të punojë në gjurmët e një hidrocentrali ekzistues.
Në Valbonë janë planifikuar për t’u ndërtuar 11 HEC-e, ku një është ndërtuar, ndërsa 10 të tjerë pritet që të ndërtohen.
Vendimet për ndërtimin e HEC-ve në Valbonë, qeveria Berisha i firmosi në ditët e fundit në pushtet. Më pas për t'ia pasur Ramës për ti kontrolluar.

Kontrata është nënshkruar më datë 29 janar 2009, por sot punimet e këtij hidrocentrali ende nuk kanë përfunduar, edhe pse në nenin 10, të kësaj kontrate, thuhej se koncesionari merrte përsipër vënien në punë të hidrocentralit brenda 5 muajve nga lidhja e kontratës.

“Më e bukura është se thonë se unë do të ndërpres lumin. Ndërpritet vetëm 40 metra, një pjesë e vogël e ujit dhe kthehet përsëri në lumë”, shprehej pak kohë më parë Flamur Buçpapaj, administratori i HEC-it T-Plan. Por pamjet e filmuara nga lart, shfaqin kanalin prej betoni, jo 40 metra, por disa qindra metra që do të përpijë ujin e lumit Valbonë.

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043