INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali, pranga dy shqiptarëve, skifterët e veprave të artit [VIDEO/EMRAT]

Itali, pranga dy shqiptarëve, skifterët e veprave të artit [VIDEO/EMRAT]

Publikuar më: 16:55 15-12-2018

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në provincën e Casertes.

Ata akuzohen për grabitje banesash dhe gjatë kontrollit policia iu ka gjetur vepra arti e objekte të çmuara, fryt i aktivitetit të tyre kriminal.

Dy shqiptarët 27 e 40 vjeç ishin në bordin e një automjeti tip “Fiat Stilo”, kur janë pikasur nga policia. Kjo e fundit iu ka bërë shenjë që të ndalojnë, por shqiptarët tentojnë të arratisen.

Për pasojë, policia është vënë në ndjekje të tyre dhe pas disa kilometrash kanë bërë të mundur arrestimin e tyre.

Emrat e të arrestuarve janë Aljet Dardha, 40 vjec dhe Mersim Muga 27 vjeç.
Mediat fqinje raportojnë se shqiptarët e arrestuar janë autorë të grabitjes së një banesë mbrëmjen e 4-5 dhjetorit në komunën e Isernias. Prej aty ata kanë mundur që të vjedhin 5 vepra arti të disa piktorëve të njohur napolitanë.

Gjithashtu në natën e 7 dhjetorit kanë grabitur një tjetër banesë në Caserta.

Në banesat e tyre policia italiane ka sekuestruar gjithashtu 7 çanta të markave të njohura të modës, 9 orë të shtrenjta, varëse e byzylykë floriri, si dhe çelësat e 3 automjeteve të grabitura.

Article Logic
Execution time: 0.0037350654602051