INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ironia deputetit të PS-së: Basha nuk di tabelën e shumëzimit, ndërsa numri 2 i PD-së tapë…

Ironia deputetit të PS-së: Basha nuk di tabelën e shumëzimit, ndërsa numri 2 i PD-së tapë…

Publikuar më: 17:39 30-04-2018

Deputeti socialist, Pjerin Ndreu ka ironizuar kreun e PD-së, Lulzim Basha, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Arben Ristani.

Në një postim në rrjetin social Facebook ai shkruan se Basha nuk di tabelën e shumëzimit, ndërsa Ristani nuk orientohet dot se kur vjen muaji maj. Sipas tij, numri 2 i PD është tapë dhe nuk e di që nesër fillon muaji maj.

“Ristani pyetet te Neës 24 per deklaraten e Bashes per skandalet e qeverise qe do u zbulokan ne Maj. Maji eshte larg thote, ndoshta me shpejt ! Sot eshte data 30 Prill, neser eshte 1 Maj ! Kaq tape eshte ky sa nuk e di se neser fillon muaji Maj ?! Hahaha....Ky pra eshte numri 2 i PD ! Imagjino ai Luli nuk di tabelen e shumezimit, ky nuk orjentohet dot se ka diku 7 ore me ardhe Maji !. Pas kuvendit, PD paska dale shume e forcuar....haha!”,shkruan Ndreu.

ndreu.PNG

Article Logic
Execution time: 0.003741979598999