INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Interneti po sëmur fëmijët shqiptarë! Raport i frikshëm i UNICEF[VIDEO]

Publikuar më: 11:56 30-12-2018

Raport i fundit i UNICEF përllogarit që mbi gjysma e fëmijëve apo 51% e tyre në Shqipëri përdorin masivisht internetin. Për pasojë shëndeti i tyre po dëmtohet seriozisht në disa drejtime.

Fëmijët e përfshirë mbi nivelet e lejuara mbi 2 orë në ditë në internet po përballen me probleme shëndetësore dhe për shkak të mungesës së aktivitetit fizik. Jeta sedentare pa lëvizur me telefona apo kompjutera përpara i dëmton shumë nga ana shëndetësore dhe psikomendore, pasi mungesa lëvizjeve i bën ata obezë dhe jo socialë.
Një nga problemet më të mëdha shëndetësore që lidhet me pajisjet e zgjuara është dhe shikimi. Frekuenca e miopisë, po rritet ndjeshëm, pasi afro 1 në 3 fëmijë mban syze. Arsyet e dëmtimeve lidhen me rritjen e kohës së shpenzuar para ekranit të telefonave, tablet-ëve dhe mungesa e aktiviteteve në natyrë. Duke e mbajtur ekranin shumë pranë syve për një kohë të gjatë, nxitet përparimi i miopisë.
Sipas UNICEF fëmijët nga 9-17 vjeç kalojnë një kohë të gjatë online. Më shumë se gjysma e tyre kanë akses të vazhdueshëm dhe shpeshherë të pakontrolluar në internet.
Po një sëmundje multisistemike ështe dhe ajo që në botë quhet “Sindroma e Vizionit të Kompjuterit”, ku kombinohet dhimbja e kokës, tendosja e syve, lodhja, vizioni i mjegullt për distancë dhe sytë e thatë.
Fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijët, thekson se mosha mesatare e fëmijëve në botë që kanë akses për herë të parë në internet është 9 vjeç, ndërsa 37% e të anketuarve shqiptarë pohojnë se kanë përdorur internetin më herë se mosha 8-vjeçare.
Në Shqipëri, numri i përdoruesve aktivë të internetit u rrit në 2 milionë në vitin 2017, që është 18% më i lartë krahasuar me vitin 2016.

Article Logic
Execution time: 0.003835916519165