INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Idriz Batha mbetet pa ekip apo...? Ja çfarë ka vendosur ai

Idriz Batha mbetet pa ekip apo...? Ja çfarë ka vendosur ai

Publikuar më: 11:17 11-07-2018

Largimi i Bathës nga të kuqtë e kryeqytetit, bëri shumë bujë në fakt, po aq sa edhe akordi i tij me ekipin grek, i cili mund të themi se mbeti në tentativë.

Tanimë gjithçka duket se është zgjidhur për të, pasi ish-kapiteni i Partizanit, Idriz Batha, do të vazhdojë karrierën e tij te Flamurtari.

Lajmi është zyrtarizuar nga klubi vlonjat pasditen e së martës, ndërsa Batha ka pozuar edhe me fanellën kuqezi.

Mesfushori nuk arriti akordin për të vijuar bashkëpunimin me Partizanin dhe pasi priti për ndonjë transferim të mundshëm jashtë Shqipërisë, më në fund vendosi t’i përgjigjet pozitivisht ofertës së vlonjatëve.

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055