INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I thonë që gratë janë për kuzhinë, futbolli i meshkujve, Eva Murati i kthehet keq fansit, e lë “me gisht në gojë” [FOTO]

I thonë që gratë janë për kuzhinë, futbolli i meshkujve, Eva Murati i kthehet keq fansit, e lë “me gisht në gojë” [FOTO]

Publikuar më: 20:00 02-05-2018

Si e komentoni ju?

Eva Murati prej disa edicione është moderatore e ndeshjeve të “Champions League” në “Vizion Plus”. Sigurisht që nuk mund të mungonin komentet kritike për punën e Evës, por ajo gjithmonë ka dashur të njihet si një prezantuese e denjë e sportit dhe para pak kohësh ajo ka thënë një deklaratë me vend.

“Vajzat në sport nuk janë aty vetëm për bukuroshe, vetëm për të plotësuar emisionin, por janë aty për të thënë vërtetë fjalën e tyre” është shprehur moderatorja Eva Murati, më herët. Në postimin e saj të fundit në profilin e saj në “Instagram”, një ndjekës i komenton Evës në foto: “Gruaja është për kuzhinë, nuk keni opinion për futboll”. Por edhe moderatorja duket se nuk ia përton aspak komentuesit, e i shkruan: “Bëji like vetes se bllok i paske bërë trurit”.

eva.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038349628448486