INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I shpëtoi shërbimit ushtarak, Son u tregon medaljen e artë shokëve të Tottenham [VIDEO]

I shpëtoi shërbimit ushtarak, Son u tregon medaljen e artë shokëve të Tottenham [VIDEO]

Publikuar më: 20:08 14-09-2018

Futbollisti koreano-jugor Son Heung-Min i shpëtoi ushtrisë, pasi kombëtarja e vendit të tij fitoi medaljen e artë në Lojërat Aziatike, ndaj lojtari është shprehur i kënaqur për këtë arritje, që do t’i japë mundësinë të vazhdojë karrierën me Tottenham në Premier League.

Son luajti 8 ndeshje në 26 ditë me kombëtaren dhe tashmë është rikthyer në Londër, ku i është bashkuar skuadrës. Dhe me vete ka marrë edhe medaljen e artë olimpike të fituar në eventin aziatik, duke ua treguar atë lojtarëve të skuadrës së Tottenham.

I qeshur, Son ka rinisur stërvitjen me skuadrën dhe pritet të luajë në ndeshjen ndaj Liverpool në Premier League, duke qenë se mungon Dele Alli, i dëmtuar.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034410953521729