INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I nxiu syrin pasi e goditi me këpucë, Cardi B i jep ''goditje e rradhës'' Nicki Minaj...[FOTO]

I nxiu syrin pasi e goditi me këpucë, Cardi B i jep ''goditje e rradhës'' Nicki Minaj...[FOTO]

Publikuar më: 11:42 02-10-2018

Adrenalina dhe tensionet në maksimum dhe Cardi B nuk e përmbajti dot veten në momentin që kishte përballë Nicki Minaj.

Sulmi me këpucë që Cardi B shkaktoi ndaj Nicki-t pushtoi faqet e medieve rozë në të gjithë botën dhe më pas pamë që syri i këngëtares së sulmuar kishte pësuar një nxirje të konsiderueshme.

Nuk mjaftoi kjo dhe duket se Cardi-t nuk i "del e keqja".

Kjo e thënë pasi prestigjiozja "TMZ" ka konfirmuar se reperja po punon në studio me ish-të dashurin e Nicki Minaj, Meek Mill.

Ende nuk dihet nëse do ketë persona të tjerë në projektin muzikor, por fansat besojnë se do të jetë një hit.

Me siguri Nicki nuk ndihet mirë! Me Cardi B duket se është e vështirë të hapësh sfidë./intv.al/

drth_w45.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039470195770264