INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I grabitën kambistit 8 mijë euro, arrestohen dy adoleshentët [VIDEO]

I grabitën kambistit 8 mijë euro, arrestohen dy adoleshentët [VIDEO]

Publikuar më: 16:02 21-09-2018

Dy të rinj nga qyteti i Vlorës janë vënë në pranga të policisë si autorë të dyshuar të një grabitje të ndodhur 5 ditë më parë. Dy adoleshentët i grabitën me dhunë një kambisti 8. 150 euro. Policia e Vlorës zbardhi ngjarjes e ndodhur më datë 16.09.2018, rreth orës 20:30, në lagjen "Bashkimi" Vlorë. Dy persona i kanë dalë para në rrugë shtetasit A.L, 34 vjeç, i cili transportonte lekë nga një pikë e këmbimit valutor në pikën tjetër dhe i kanë vjedhur me forcë dhe dhunë çantën e krahut. Nga hetimet ka rezultuar se autorët e dyshuar: janë M.Gj, 17 vjeç, dhe N.A, 16 vjeç, të dy banues në Vlorë. Arrestimi i tyre u bë në lagjen "24 Maji", të cilët tentuar t'u largoheshin shërbimeve të policisë por u kapen menjëherë në rrugën kryesore të kësaj lagjeje. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumica e parave të vjedhura në total 8.150 Euro, çanta në të cilën ndodheshin lekët në momentin e vjedhjes si dhe xhiboksi i veshur në momentin e vjedhjes me dhunë nga njëri prej autorëve. Materialet do t'i referohen Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale "Vjedhje me dhunë, e kryer në bashkëpunim”.

Article Logic
Execution time: 0.0039210319519043