INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dha fund marrëdhënies 12-vjeçare, zbulohet lidhja e re e Valon Behramit[FOTO]

I dha fund marrëdhënies 12-vjeçare, zbulohet lidhja e re e Valon Behramit[FOTO]

Publikuar më: 12:16 20-03-2018

Valon Behrami është një nga futbollistët më të talentuar shqiptar i cili aktualisht po e zhvillon karrierën në skuadrën italiane të Udinese-s.

Gati një muaj më parë, futbollisti i njohur, deklaroi publikisht se po ndahej nga partnerja e tij prej 12 vitesh, Elena Bonzani, me të cilën ka 2 fëmijë.

Mesa duket edhe pas ndarjes gjërat kanë shkuar vaj për Valonin i cili nuk ka ndenjur duar kryq por ka gjetur gjysmën e re të zemrës së tij. Mediat Zvicerane prej pak ditësh aludonin se Berhami mund të ishte në një lidhje me skiatoren Lara Gut dhe mesa duket një gjë e tillë është e vërtetë.

Këto thashetheme kanë marrë komplet ngjyrën e së vërtetës falë reagimit publik të skiatores me një postim rrjetet sociale.

“Këtë dimër kam zbuluar cila ishte hallka që mungonte dhe nuk kishte aspak të bënte me sportin: quhet dashuri. Me Valonin kam zbuluar forcën e të qenit dy dhe e të pasurit një person përkrah që të kap përdore e nuk të lë kurrë vetëm!”-shkruan Lara në postimin e saj.

Mësohet se dyshja është në një lidhje prej 3 muajsh, pasi që në dhjetor të 2017-ës, ata janë parë së bashku në Ferrarin e Berhamit e më pas duke bërë shopping në Barcelonë.

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326