INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I dërgonte mesazhe erotike nxënëses së mitur, 3 vjet burg mësuesit të Kasharit

I dërgonte mesazhe erotike nxënëses së mitur, 3 vjet burg mësuesit të Kasharit

Publikuar më: 13:17 14-01-2018

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3 vjet burgim mësuesin e matematikës të shkollës 9-­vjeçare të Kasharit, Hasan Martani, i cili u arrestua në maj të vitit të kaluar, pasi kishte ngacmuar një nga nxënëset e tij të mitura. 64-vjeçari Hasan Martani ka mohuar akuzën, ndërkohë që ngacmimi dyshohet ka ndodhur në ambientet e shkollës dhe më tej ka vijuar në rrjetet sociale. Ngjarja në atë kohë bëri bujë, ndërsa si provë shërbyen komunikimet në “Facebook” mes mësuesit të matematikës dhe nxënëses së mitur. E ëma e vajzës dorëzoi provat në polici.
Mësuesi i matematikës mësohet se ishte edhe kujdestar i klasës ku ishte edhe vajza 14-vjeçare. Edhe pse ka kërkuar pafajësi në sallën e gjyqit, Gjykata e ka dënuar përfundimisht me 3 vjet burg, nga të cilat ai do të kryejë 2, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Sipas vendimit të Gjykatës, mësuesi Martani kishte që në janar 2017, që kishte nisur të ngacmonte vajzën e mitur. Por vetëm në muajin maj, ajo u ka treguar prindërve dhe më pas është bërë kallëzimi në Polici. Martani është proceduar në “arrest shtëpiak”, për shkak të problemeve me shëndetin.

Article Logic
Execution time: 0.002424955368042