INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Hostel by Anabel’ në INTV/ Pyetëm vajzat shqiptare në rrugë a ndihen të bukura dhe përgjigjet ishin të trishta [FOTO]

‘Hostel by Anabel’ në INTV/ Pyetëm vajzat shqiptare në rrugë a ndihen të bukura dhe përgjigjet ishin të trishta [FOTO]

Publikuar më: 20:40 18-06-2018

Këtë episod të “Hostel by Anabel” , transmetuar në INTv, qendra e diskutimit ishte gruaja, nxitur nga vrasja e Xhuljeta Çunit të hënën e shkuar. Përveç bisedës në studio për fenomenin e Xhuljetës dhe rasteve

të ngjashme me të sajin, në një segment vox pop, bashkëpunëtori i Anabel, Indriti Ymeri u pyeti vajzave shqiptare disa pyetje në lidhje me bukurinë.

“Ti, si një vajzë shumë e bukur, sa të të vështirë e ke të përballesh me jetën në Shqipëri”- u has menjëherë me përgjigjen “unë nuk jam e bukur”.

Dhe kjo linjë përgjigjesh vazhdoi deri në përfundim të intervistës. Asnjë nga vajzat nuk e pranoi si të mirëqenë përcaktimin si të bukura, edhe pse në të vërtetë janë. Ndoshta nuk ngjajnë si një sfilatë e Victoria’s Secret, por në portretin e secilës gjen diçka të bukur, diçka të veçantë.

-640-0-5b27cc4ca6e16.jpg

“Realisht ndihem e thjeshtë. Nuk jam as e bukur në absolut, as e shëmtuar”- u shpreh njëra prej tyre.

Në fund, vajzave iu kërkua t’i jepnin një notë vetes, nga 1 deri në 10, për sa i përket pamjes së jashtme. Me një përjashtim të vetëm, të gjitha thanë ose 5 ose 11, që janë praktikisht e njëjta gjë. Pesa është në mes dhe i shmanget modestisë së njëshit dhe mendjemadhësisë së dhjetës. Ndërsa 11 merr karakter sarkastik, si për të thënë që kjo notë s’ka pikë vlere.

-640-0-5b27cc4bed010.jpg

Vajzat në gjithë botën nuk e dinë sa të bukura janë. Një sondazh i Dove, i para disa viteve, doli në përfundimin se vetëm 4% e grave në gjithë botën ndihen realisht të bukura dhe do ta përdornin këtë fjalë për të përshkruar veten.

Në sondazhin e Anabel.al përpiluar për t’i paraprirë këtij vox pop-i, votuan më shumë njerëz se në sondazhet e mëparshme. Nga rreth 4,000 veta, 70% thonë se mendojnë pozitivisht për mënyrën si dukem, por vetëm 31% mendojnë se janë të bukur.

Rezultati më i trishtë e njëherazi optimist i sondazhit në fjalë ishte shkaku i kësaj pasigurie tek vetja. Plot 65% ia vënë fajin vetes, e këtu lihet një shteg i hapur drejt rrugës së dashurisë për veten.

'Hostel by Anabel' transmetohet në INTV çdo të hënë, ora 17:00 dhe ritransmetim të martave ora 12:00. 

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549