INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi, renditja e javës sipas astrologut Paolo Fox

Horoskopi, renditja e javës sipas astrologut Paolo Fox

Publikuar më: 19:04 21-01-2018

Sikundër çdo të dielë astrologu Italian Paolo Fox ka bërë klasifikimin e shenjave të horoskopit duke renditur 12 shenjat nga më pak të favorizuarat tek më me fat.

Parashikim ky që i përket të gjithë javës. INTV.al ju njeh me klasifikimin e  shenjave.

Ne vendin e 12 renditen të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Ndonëse jeni një nga shenjat më të forta të 2018 kujdes me shpërqëndrimin.

Në vendin e 11 Luani. Nuk ndiheni të vlerësuar dhe kjo gjë mund t’ju nervozpjë. Kujdes edhe në dashuri sidomos të mërkurën dhe të premten.

Akrepi në vendin e 10. Jeni pak në tension por 2018 është një vit i mirë për ju. Kujdes me bezdisjet e vogla që mund të nisin për shkak të shpërqëndrimit tuaj. Nëse doni të rikuperoni një ndjenjë besojini datës 28 janar.

Në vendin e 9 Shigjetari. Çdo gjë duket sikur ka ndalur. Duhet të nisni një projekt por jeni në ankth për shkak të konfirmimeve sesa mundësive.

Peshqit në vendin e 8. Duhet të rishihni disa situate por përgatituni sepso fundi i shkurtit ju favorizon. Kujdes në fundjavë.

Dashi në vendin e 7. Po rikuperoni dita ditës. Kush ka patur momente të vështira mos u shqetësoni, ditë më të mira  në horizont.

Në vendin e 6 Gaforrja. Çdo ditë një betejë e re por mos u shqetësoni ju mbron Jupiteri. Do të jeni të fortë më fund të shkurtit dhe në fillim të marist, ateherë duhet të jepni maksimumin. Kujdes të hënën dhe të martën.

Binjakët renditen të 5 në klasifikimin e Paolo Fox. Lëreni veten të lirë do të keni ndryshime pozitive. E shtuna dhe e diela ditët më të mira për ju.

Peshorja në vendin e 4. Rikuperim si në jetën personale dhe atë profesionale.

Bricjapi të tretët. Jeni të fuqishëm mos ndaloni. Mundësitë më të mira për të mërkurën dhe të enjten. Mos nënvlerësoni dashurinë.

Demi shenja e dytë më e favorizuar e javës. E mërkura dhe e enjtja ditë të rëndësishme për ju. Dicka zhbllokohet në aspektin ekonomik. Një fundjavë e bukur për ndjenjat.

Shenja më e favorizuar e javës është Ujori. Pas shumë kohësh rifitoni energji. Ju prej një periudhë shumë e mirë. Të shtunën dhe të dielën surpriza në dashuri.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036218166351318