INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi javor sipas Oscar Cainer (12-18 mars). Kjo shenjë do hapë një kapitull të ri në jetë!

Horoskopi javor sipas Oscar Cainer (12-18 mars). Kjo shenjë do hapë një kapitull të ri në jetë!

Publikuar më: 12:59 12-03-2018
Sipas astrologut të njohur ndërkombtarisht Oscar Cainer, ky është parashikimi i shenjave të horoskopit për këtë javë.
Sipas tij këto janë disa nga gjërat kryesore që do i ndodhin çdo shenje. Shpresojmë të informoheni në mënyrën më të mirë.
1. Dashi
Nëse e lodhni veten, ka një shans që të arrini aty ku dëshironi Shumica e njerëzve e shmangin marrjen e rrezikut. Por ju keni një ndjenjë aventureske e cila nuk ju lë të qëndroni  në zonën tuaj të rehatisë. Qëllimi juaj është shumë ambicioz, por jo i paarritshëm. Pra, këtë javë sipas intv.al  nga sforcimi mund të merrni rezultate pozitive.
2. Demi
Po  vjen koha që të përballeni  me të vërtetën. Ju jeni kapur për diçka, edhe pse e dini se është koha për të ecur përpara. Ju mund të merrni hapin e parë këtë javë. Ky nuk është fundi i shpresës, është fillimi i një kapitulli të ri emocionues.
3. Binjakët
Rruga drejt suksesit nuk është aq enigmatike sa ju e mendoni. Ju do të kuptoni se këtë javë jeni duke u shqetësuar më shumë se duhet dhe frika që ndjeni është diçka normale. Ju besoni  se kur përjetoni një sukses, gjithashtu do jeni në gjendje të bëni gjëra të mira. Mos i fusni vetes më shumë stress!
4. Gaforrja
Këtë javë, ja vlen të jesh sa më diplomatik të mundesh para se të kërkoni ndihmë. Pastaj, me ndihmën e dikujt, mund të gjeni atë që kërkoni. Gjithashtu, duhet të përqendroheni te përgjegjësitë tuaja ndaj dikujt tjetër, duke mos harruar veten tuaj.
5. Luani
Përveç asaj që mund të mendojmë, mund të përdorim aftësinë për të negociuar. Duke zbatuar si duhet rregullat, ju keni siguruar vendin e punës. Këtë javë ju mund të kaloni te Plani B. Këshilla më e mirë është: mos u frikësoni. Pasioni juaj do t'ju ndihmojë të shijoni këtë javë.
6. Virgjëresha
Këtë javë, nuk është e mjaftueshme për të kritikuar ose ngritur zërin ndaj personave që ju rrethojnë. Mundohuni të sqaroni meritat e ideve tuaja. Mos harroni, se asgjë nuk mund të pranohet lehtë, por mund të kenë një ndikim pozitiv.
7. Peshorja
Mendimet tuaja nuk janë kurrë humbje kohe. Ato janë pjesë e një procesi të vlefshëm. Këtë javë, ju duhet të besoni në përvojën tuaj. Por kush e ka kontrollin e jetës suaj? Askush tjetër përveç teje! Ju jeni më shumë se të aftë për të bërë zgjedhjet tuaja.
8. Akrepi
Ideja është që ju nuk duhet të shkundni anijen, sidomos kur ekziston një rend i vendosur. Këtë javë, mos kini frikë nga mënyra se si po bëhen gjërat. Besoni instinktet tuaja dhe veproni. Ndonjëherë, varks ka nevojë për një shkundje të mirë.
9. Shigjetari
Ju vetëm duhet të bëni atë që është e drejtë për ju.
Pastaj do të shihni një numër ndryshimesh konstruktive që duken magjike. Durimi dhe mirësia janë cilësi të shkëlqyera. Por ndonjëherë ju dëshironi që të keni më pak nga secili. Këtë javë, pasi tensioni mes Saturnit dhe Jupiterit është zvogëluar, ata do t'ju falenderojnë në një mënyrë të ngrohtë.
10. Bricjapi
Ju ndonjëherë nuk jeni të sigurtë se cili jeni.Vetëm mos harroni se miqtë tuaj mund të jenë njerëz që nuk I shihni për muaj apo edhe vite, por ata kanë qenë atje për ju në orët tuaja më të errëta. Nëse keni nevojë të kontaktoni këtë javë, personi i duhur do të jetë atje.
11. Ujori
Problemi qëndron se nuk është gjithmonë e lehtë të bëhet dallimi mes mikut dhe armikut. Për të shmangur një rrëmujë të tillë, të gjithë ju duhet që aftësitë tuaja analitike t'i përdorni mirë dhe të krahasoni një situatë të pakëndshme. Përfitimet nga kujdesi dhe vëmendja juaj do të jenë të shumta.
12. Peshqit
Disa vende pune kërkojnë një qëndrim dhe qasje të caktuar. Nëse doni të keni sukses, atëherë duhet të veproni sipas pritshmërive. Ju po kushtoni aq shumë kohë dhe përpjekje për të përparuar dhe për të lëvizur përpara. Por nëse ndalesh për një çast, do të shihni  se të gjitha streset janë të panevojshme. 
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0038230419158936