INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e veçantë/ Në ditën e dasmës së tij, mjeku shqiptar bëhet ''hero''

Historia e veçantë/ Në ditën e dasmës së tij, mjeku shqiptar bëhet ''hero''

Publikuar më: 14:26 20-05-2019

Në përgjithësi njerëzit përfshihen aq shumë në punën e tyre saqë dhe në ditë të veçanta të jetës së tyre nuk heqin dorë nga ''detyra''.

Në ditën më të bukur të jetës së tij, një mjek i shpëtoi jetën dikujt tjetër. Është kjo historia e mjekut shqiptar në Itali, Sokol Berisha, i cili sapo i tha “PO” dashurisë së jetës së tij dhe po përgatiteshin për një ditë feste.

Pikërisht, kur sapo dolën nga kisha e Shën Françesko d’Assisi në Matera, mjeku pa një zonjë që ishte rrëzuar në tokë.

Menjëherë nuk hezitoi t’i shkonte në ndihmë dhe kështu i shpëtoi jetën 60-vjeçares, duke përdorur defibrilatorin të vendosur në Kishë për ndihmën e shpejtë. Pasi mjeku i dha ndihmën e parë, 60-vjeçarja, e cila ishte turiste, u dërgua në spitalin e Materas.

Berisha, i cili u quajt “dhëndri hero”, njihet në botën e rrjeteve sociale si administrator dhe bashkë-themelues i grupit më të madh italian të diskutimeve klinike në mjekësinë e përgjithshme.

dhendriherooo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039160251617432