INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Guri rikthehet te goli, kundërshtari i tij lë nam [Video]

Guri rikthehet te goli, kundërshtari i tij lë nam [Video]

Publikuar më: 10:41 11-01-2019

Sindrit Guri u rikthye te goli duke shënuar në minutën e 78’ golin e fitores për Oostende, aty ku skuadra belge mundi 2-1 Utrech-in në një miqësore të zhvilluar në Spanjë.

Autori i 29 golave në Superligën shqiptare shënoi me kokë nga brenda zone, duke u zhbllokuar pas një kohë të gjatë. Gjithsesi në fillim të ndeshjes ishin holandezët që në rastin e parë patën një mundësi të artë për të shënuar. Ka qenë sulmuesi Venema, i cili nga një distancë e afërt nga porta e boshatisur gabon duke e goditur topin mbi kuadratin e portës.

Article Logic
Execution time: 0.0037591457366943