INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia sot në zgjedhje parlamentare, sulmohen me bomba molotov zyrat e PASOK

Greqia sot në zgjedhje parlamentare, sulmohen me bomba molotov zyrat e PASOK

Publikuar më: 13:48 07-07-2019

Greqia sot voton për zgjedhjet parlamentare në vend. Mediat greke raportojnë se kutitë e votimit janë hapur në 21.478 qendra dhe 9.9 milionë grekë do të zgjedhin deputetë nga 20 parti dhe forca politike të cilat sfidojnë njëra tjetrën në këtë garë. Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë mbi 150, 000 emigrantë shqiptarë dhe minoritarë grekë që kanë marrë nënshtetësinë.


Ndërkohë nuk kanë munguar as incidentet lidhur me zgjedhjet. 


Mediet fqinje raportojnë se është sulmuar me bomba molotov policia e vendosur në Charilaos Trikoupis, jashtë zyrave të PASOK. Sulmi është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, pak para nisjes së votimeve. Sipas raportimeve, nga sulmi nuk ka pasur viktima dhe deri më tani policia nuk ka arrestuar apo proceduar ndonjë person, por vijon hetimet për identifikimin e grupit.

sulmindajpolos.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0056180953979492