INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia ashpërson tonet: Emri 'Çamëria' të hiqet nga librat shkollorë

Greqia ashpërson tonet: Emri 'Çamëria' të hiqet nga librat shkollorë

Publikuar më: 10:36 14-02-2018

Ndërsa ditët e fundit po flitet për një marrëeshje me Greqinë sa I përket detit, komunitetit dhe cështjes came mesa duket Athina është e vendosur për këtë të fundit.

Greqia jo vetëm nuk pranon bisedime për cështjen came por kërkon që ky term të hiqet edhe nga librat shkollor.

Kjo ka qenë deklarata që është bërë nga ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias në Parlamentin e shtetit fqinj, shkruajnë mediat greke.

Ministri Kotzias është shprehur se pala greke gjatë bisedimeve të komisionit dypalësh të ekspertëve ia ka bërë të qartë palës shqiptare se termat: 'territoret shqiptare në Greqi' dhe emërtimi 'Çamëri'për territore që janë në shtetin grek duhet të fshihen nga librat shkollorë të Historisë e Gjeografisë.


‘Por edhe shprehjet dhe hartat në të cilat krahina gjeografike greke shfaqen me emërtimin 'Çamëri', të cilat demonstrojnë, fatkeqësissht, se shtetit shqiptar mbetet i bllokuar në retorike anakronike nacionaliste dhe me qëndrime idemadhe, të dëmshme dhe të rrezikshme në radhë të parë për vetë Shqipërinë",- thuhet në përgjigjen e Kotzias dërguar parlamentit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715