INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Golden Globes 2019: Ky është filmi më i mirë i këtij viti…[FOTO]

Golden Globes 2019: Ky është filmi më i mirë i këtij viti…[FOTO]

Publikuar më: 13:10 07-01-2019

Ditën e djeshme u mbajt Golden Globes 2019, eventi që vlerëson arritjet në kinematografi dhe seriale televizive në The Beverly Hilton, Beverly Hills. Megjithëse që të gjithë prisnin të ishte nata e filmit “A Star is Born” me Lady Gaga-n dhe Bradley Cooper, çmimi i madh shkoi për një tjetër film po kaq të famshëm.

fghjdfhgykgjk.jpg

“Bohemian Phapsody”, filmi i cili rrëfen rrugëtimin dhe magjinë e këngëtarit të famshëm Freddie Mercury, fitoi çmimin si filmi më i mirë i vitit. Rami Malek, protagonisti kryesor shkëlqeu i veshur nën petkun e Mercury-it duke rrëmbyer kështu çmimin e aktorit më të mirë.

zdfgjjhkjhgzdf.jpg

Pavarësisht pritshmërive, “A Star Is Born” arriti të marrë vetëm çmimin “Kënga më e mirë” për “Shallow”.

xfghkfgyjfg.jpg

Pas “Bohemian Rhapsody”një tjetër film që arriti të marrë 3 çmime në “Golden Globes” ishte “Green Book”, film i cili rrëfen historinë e një muzikanti Afro-amerikan që punëson një shofer italo-amerikan për ta çuar në një udhëtim në Jugun e thellë të SHBA-ve.

Po ashtu një tjetër surprizë e ceremonisë ishte Glenn Close, e cila rrëmbeu trofeun e aktores më të mirë për rolin e saj tek “The Wife”, duke ia marrë kështu fitoren Lady Gagës.

xfgjhfgjghjd.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0039839744567871