INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goditen 4 grupe kriminale, policia italiane arreston 21 shqiptarë

Goditen 4 grupe kriminale, policia italiane arreston 21 shqiptarë

Publikuar më: 10:45 12-02-2019

Nga një operacion i gjerë policorë janë goditur 4 grupe kriminale, duke arrestuar 27 persona.  Mediat kanë bërë me dije se, policia italiane në bashkëpunim me palën shqiptare kanë goditur katër grupe kriminale që merreshin në trafikun ndërkombëtar të drogës, armëve dhe municioneve nga Shqipëria në Itali dhe vende të tjera.
Nga 27 të arrestuarit, 21 janë shtetas shqiptarë dhe 6 italianë.
Operacioni është zhvilluar në Calabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili dhe Lombardi, ndërsa në Shqipëri operacioni po vijon në qytetin e Vlorës dhe rrethinat e tij.
Sipas hetimeve të kryera nga anti-mafia italiane, grupet kriminale bazën e kishin në Leçe.
Këto hetime janë zhvilluar në një hark kohorë dy-vjeçar.

 

Article Logic
Execution time: 0.002816915512085