INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Giffoni Albania, nis edicioni i 12- i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të rinj [VIDEO]

Giffoni Albania, nis edicioni i 12- i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të rinj [VIDEO]

Publikuar më: 10:31 21-11-2017

Shumë prej të rinjve dhe fëmijëve kanë ëndërr që një ditë të bëhen aktorë, të jenë pjesë e skenës, teatrit apo kinemasë.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të rinj dhe fëmijë ‘Giffoni Shqipëria’ është mundësia e vetme e të rinjve dhe fëmijëve shqiptarë për të qënë pjesë aktive e prodhimeve kinematografike për moshën e tyre .

Festivali çeli këtë të hënë edicionin e tij të 12-të dhe do të jetë i hapur edhe për tri ditë të tjera.

Por cila ishte risia e festivalit të këtij viti, krahas 4 filmave të huaj, pjesë e konkurimit do të jenë edhe 4 filma shqiptarë. Dhe pikërisht të rinjtë do të jenë ata në rolin e jurisë, jo vetëm shikues të thjeshtë.

Do të jenë vetë nxënësit ata të cilët do të shohin, do të vlerësojnë dhe do të japin çmimet për prodhimet kinematografike të këtij viti.

Në festival do të marrin pjesë rreth 250 nxënës të moshave 13-15 vjeç nga shkollat nëntëvjeçare dhe 250 nxënës të tjerë të moshave 16-20 vjeç nga shkollat e mesme të Tiranës.

Do të jenë ata vlerësuesit më të mirë të 8 filmave që do prezantohen gjatë këtyre 4 ditëve.

Article Logic
Execution time: 0.0035400390625